/ATSH-AFP/ - Armëpushimi i rikonfirmuar në lindje të Ukrainës dhe reformat e njoftuara nga Kievi ofrojnë një mundësi të re për rikthimin e paqes, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në të njëjtën kohë, Stoltenberg, i cili ka mbajtur një fjalim në Vilnius, i ka kërkuar Rusisë të ndërpresë mbështetjen e separatistëve.
"Përshëndes përpjekjet për ripërtëritjen e armëpushimit", theksoi ai në një fjalim për marrëveshjen mes qeverisë dhe separatistëve në kuadër të ndërprerjes së shkeljes së armëpushimit duke nisur nga dita e martë, për shkak fillimit shkollor.
"Është herët për të parë se çfarë ndodh në të vërtetë në terren. Por, të paktën angazhimet e fundit ofrojnë për të gjitha palët një mundësi të re për aplikimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut", shtoi Stoltenberg.
"Përshëndes vendimin për decentralizimin", theksoi kreu i NATO-s duke akuzuar Rusinë se po vazhdonte mbështetjen e separatistëve dhe shkeljen e marrëveshjeve të Minskut.
/Shqiptarja.com