Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të NATO-s ka publikuar disa fotografi nga stërvitja e ushtarëve shqiptarë me instruktorët e Forcave Speciale amerikane.

Në një postim në faqen zyrtare, krahas fotografive të publikuara, Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të NATO-s ka shkruar se përgatitjet janë zhvilluar për të vepruar në mjedisin kompleks të sigurisë së sotme.

Po ashtu në njoftim shkruhet se stërvitjet janë përqëndruar në lëvizjen përmes terrenit të vështirë, operacioneve me shenja të ulëta dhe neutralizimin e kërcënimeve në kushte reale.

“Përpara misionit vjen stërvitja.

Përpara presionit vjen përgatitja

Përmes skenarëve të vështirë, Forcat e Operacioneve Speciale të NATO-s mprehin gatishmërinë, precizitetin dhe koordinimin e nevojshëm për të vepruar në mjedisin kompleks të sigurisë së sotme.

Ministria e Mbrojtjes & Forcat e Armatosura të Shqipërisë | Forcat e Operacioneve Speciale Shqiptare stërviten së bashku me instruktorët e Forcave Speciale të SHBA-së, duke u përqendruar në lëvizjen përmes terrenit të vështirë, operacioneve me shenja të ulëta dhe neutralizimin e kërcënimeve në kushte reale”, shkruhet në faqen e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të NATO-s.