"Shkelja e hapësirës ajrore e Turqisë nga Rusia nuk është një aksident por është e qëllimshme". 

Ky është qëndrimi i sekretari të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i cili ka thënë se Rusia nuk ka dhënë një shpjegim të qëndrueshëm për këtë shkelje.

"Për një ditë, mund të themi se ishte një gabim, por në ditën e tretë dhe ditën të katërt, nuk ka dyshim se është e qëllimshme" u shpreh Stoltenberg.

Sipas tabloidit britanik “The telegraph” Rusia ka deklaruar se shkelja e parë ka ndodhur pasi që një avion rus ka hyrë në hapësirën ajrore turke vetëm për disa sekonda, për shkak të motit të keq.

Ndërkaq, për shkeljen e dytë të raportuar, autoritetet ruse thonë se janë duke e hetuar ngjarjen në fjalë.

Turqia ka thirrur ambasadorin e Rusisë për herë të dytë për t'u ankuar në lidhje me aktivitetet e forcave të saj ajrore.

Rusia insiston se fushata e saj e ajrit në Siri është në shënjestër vetëm ndaj grupeve të terroristëve të Jabhat al-Nusra si degë nënë e Al-Kaedës.

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)