NATO shënon 73-vjetorin e themelimit, Xhaçka: Sot aleanca më e nevojshme se kurrë, krenare për Shqipërinë

E themeluar në Washington më 4 prill të vitit 1949 nga 12 shtete themeluese, sot, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) shënon 70 vjet aleancë me aktualisht 30 shtete anëtare, në mesin e të cilave është Shqipëria. Ky përvjetor i themelimit të aleancës më të madhe ushtarako-politike në botë bëhet edhe më i rëndësishëm sot kur lufta në Ukrainë po trondit gjithë globin.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u vesh mbrëmë me ngjyrat e NATO, ndërsa ministrja Olta Xhaçka shprehjet se NATO është sot më e domosdoshme se kurrë.

 “73 vjet më parë u themelua NATO, aleanca më e madhe politiko - ushtarake e të gjithë kohërave. Sot, njësoj si 73 vjet me parë, është sërish NATO që garanton sigurinë kolektive të hapësirës Euro-Atlantike dhe të botës demokratike. NATO është sot më relevante se kurrë, anëtarët e saj më të bashkuar se kurrë përballë sfidave e kërcënimeve të sigurisë, si ato që vijnë nga agresioni i paligjshëm rus në Ukrainë ????????.  Krenarë që Shqipëria është anëtare e NATO-s. Por mbi të gjitha, jemi krenarë që Shqipëria është anëtare e besueshme e Aleancës që jep një kontribut që shkon përtej kontributit që supozohet të japë një vend i përmasave të Shqipërisë, qoftë në misionet e NATO, qoftë për garantimin e stabilitetit e sigurisë rajonale”, ka shkruar Xhaçka në postimin e saj në Facebook. 

NATO, që për objektiv kryesor të saj thotë se ka sigurimin e pavarësisë dhe sigurinë e vendeve anëtare përmes mjeteve politike dhe ushtarake, më së shumti është e njohur për nenin e 5-të, i cili përfshin të gjithë anëtarët në një mbrojtje kolektive. Sipas nenit 5 të NATO-s, "palët janë dakord se një sulm i armatosur kundër një ose më shumë vendeve në Evropë ose në Amerikën e Veriut, konsiderohet sulm kundër të gjithë anëtarëve". Që nga themelimi dhe deri më sot, ky nen është përdorur vetëm një herë, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA.

Shqipëria në NATO

Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009, ndërsa mori për herë të parë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009. Shqipëria është bërë pjesë e dhjetëra operacioneve dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali, Detin Egje, Letoni, Irak dhe Afganistan, ndërsa gjatë 10 viteve si pjesë e Aleancës, Ushtria e Shqipërisë është përfshirë në një proces transformimi dhe modernizimi. Në këtë periudhë marrëdhëniet Shqipëri-NATO, kanë hyrë në një fazë të re, pas vendimit të Aleancës për të ndërtuar në Kuçovë, një bazë ajrore, ku NATO ka parashikuar të investojë në Bazën Ajrore të Kuçovës, gjatë 5 viteve të ardhshme 51 milionë euro.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ger: 04/04/2022 14:31

    pa tjeter me leket e gjallices do mbajme Naton gjall qe nuk i duhet as dreqit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore