NATO, Stoltenberg: Duhet të rriten
shpenzimet e mbrojtjes

NATO, Stoltenberg: Duhet të rriten<br />shpenzimet e mbrojtjes
NATO-Sekretari i përgjithëshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se rritja e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes nga anëtarët e alencës është diçka e domosdoshme.
 
“Në vitin 2016, vetëm pesë Aleatë kanë arritur nivelin e dy për qind të shpenzimeve ushtarake në raport me PBB-në e tyre në vitin 2016. Kjo do të thotë se duhet të dyfishojmë përpjekjet”, ka deklaruar Stoltenberg gjatë prezantimit të raportit vjetor të NATO-s.
 
Është e domosdoshme që lidhja transatlantike, që është themeli i Aleancës tonë, të mbetet solide”, është shprehur Stonltenberg.
 
Rritja e shpenzimeve ushtarake të aleancës është kërkuar nga ana e presidentit Donald Trump, në momentin e marrjes së zyrës presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Ndërkohë Trump ka qenë kritik edhe gjatë fushatës së tij elektorale në lidhje me NATO-n, duke e cilësuar atë si një organizatë të vjetëruar e cila nuk i shërbente më qëllimit për të cilin ishte krijuar.
 
Nga ana tjetër, Gjermania ka deklaruar se rritja e shpenzimeve ushtarake në 2%, ishte diçka e cila duhej të diskutohej edhe me shtetet fqinje të saj, pasi rritja e shpenzimeve në 2%, do të thoshte një epërsi të madhe ushtarake përballë shteteve të tjera evropiane.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)