DANIMARKE-Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një vizite në Danimarkë, ka kërkuar nga të gjitha vendet anëtare të aleancës që të shmangin nxitjen e tensioneve mes tyre.
“Një debat i ashpër ndërmjet anëtarëve të NATO-s është pjesë e demokracisë sonë”, u tha Stoltenberg pas takimit në Komitetin e punëve të jashtme të Parlamentit të Danimarkës, duke shtuar se për marrëdhënie të mira mes anëtarëve është e nevojshme që të tregohet respekt reciprok.
“Mesazhi im për të gjithë anëtarët e NATO-s është se ata të kontribuojnë për uljen e tensioneve dhe të konflikteve, në mënyrë që të evitohet krijimi i problemeve ndërmjet vendeve të NATO-s”, u shpreh Stoltenberg para gazetarëve.
Ai ka theksuar gjithashtu se në vend të tensionimit, anëtarët e aleancës duhet të fokusohen në kërcënimet e jashtme.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com