NATO takohet për të diskutuar rastin e helmimit të liderit opozitar rus Navalny! Eurodeputetët kërkojnë hetim ndërkombëtar...

NATO takohet për të diskutuar rastin e helmimit të liderit opozitar rus Navalny! Eurodeputetët kërkojnë hetim ndërkombëtar...

Vendet anëtare të NATO-s do të mbajnë sot një takim të veçantë për të diskutuar helmimin e liderit rus të opozitës, Alexei Navalny, me një agjent nervor të kategorisë ushtarake.

Aleanca ushtarake perëndimore, prej 30 anëtarësh, pritet që zyrtarisht t'i bëjë thirrje Rusisë për të kryer një hetim të plotë dhe transparent, por ndonjë masë më konkrete nuk ka gjasa të njoftohet për momentin.

Qeveria gjermane deklaroi më 2 shtator se testet siguruan "prova të qarta" se kritiku i Kremlinit i ishte helmuar me një agjent nervor Noviçok.

Navalny, 44 vjeç, u sëmur gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë më 20 gusht, duke detyruar aeroplanin me të cilin po udhëtonte të bënte një ulje emergjente në Omsk, ku ai kaloi dy ditë në spital para se të evakuohej në Gjermani.

Ai tani po trajtojtohet në një spital në Berlin dhe është në gjendje kome mjekësore të detyruar në një njësi të kujdesit intensive.

Gjermania po kërkon nga partnerët e saj të BE-së dhe NATO-s një reagim të përbashkët kundër Rusisë, pasi kancelarja Angela Merkel e përshkroi rastin e Navalny si një "vrasje në tentative”.

BE-ja ndërkohë po shqyrton sanksionet e mundshme ndaj Rusisë. Në Uashington, Këshilli Kombëtar i Sigurisë tha se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët "për të vënë para përgjegjësisë autorët”.

Në Kongres, ligjvënësit i bënë thirrje administratës së presidentit amerikan, Donald Trump të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Anëtaret e Parlamentit Europian i kanë bërë thirrje unionit të vendosë sanksione si edhe të nisë një hetim ndërkombëtar, pas konfirmimit të Gjermanisë se kryetarit i opozitës në Rusi Alexei Navalny ishte helmuar.

Në një letër drejtuar kryediplomatit të BE josep Borrell dhe Presidencës së Këshillit, që kryesohet aktualisht nga Gjermania, më shumë se 100 eurodeputetë kërkojnë që të niset një hetim ndërkombëtar nga struktura të OKB-së dhe Këshillit të Europës me mbështetje nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.

“Jemi shumë skeptikë se autoritetet ruse janë të denjë për të hetuar historinë e vërtetë pas këtij krimi, pasi shumë kundërshtarë të presidentit rus Vladimir Putin janë sulmuar dhe/apo vrarë dhe autoritetet ruse kanë dështuar për të vendosur drejtësi ndaj autorëve të krimit”, shkruhej në letër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë