NATO po vendos super aeroplanmbajtësen e cila quhet 'Gerald R. Ford'. Kjo anije është më modernia amerikane në Mesdhe por jo vetëm, ajo është gjithashtu mjeti lundures më i madh ushtarak i të gjitha kohërave.
Gerald R. Ford është 337 metra i gjatë dhe ka një kapacitet prej 100 mijë tonësh, por për të pasur një term krahasimi, luftanija gjermane Bismarck e Luftës së Dytë Botërore arriti në 50 mijë tonë.
Ford është i pari i gjeneratës së re të aeroplanmbajtësve, me një shtytje të përmirësuar bërthamore dhe mbi të gjitha me katapulta elektromagnetike novatore për të nisur aeroplanin, duke lejuar menaxhimin e aktivitetit të ngritjes në kushte të pafavorshme moti dhe me avionë më të mëdhenj.
Ishte pikërisht zhvillimi i katapultave që vonoi hyrjen në shërbim të anijes, e cila zgjati gati pesë vite. Ajo u bë funksionale vetëm në vitin 2022 dhe tani po kryen misionin e saj të parë, e cila për momentin ndodhet në Mesdhe dhe së fundmi është larguar nga Egje për t'u nisur drejt detit Jon.
Ford ka një ekuipazh të reduktuar prej 2600 marinarësh, më i ulët se ai i aeroplanmbajtësve të mëparshëm, duke llogaritur edhe personelin e përfshirë në komponentin ajror, ai mban gjithsej 4297 ushtarë. Në bord ndodhen 75 avionë dhe helikopterë, duke përfshirë rreth 60 avionë bombardues F-18 Hornet.
Gjatë kësaj ekspedite mesdhetare, Gerald Ford vepron nën urdhrat e zinxhirit komandues të NATO-s, për t'u integruar me njësitë e marinave të tjera, përfshirë atë italiane. Në bord ndodhen 75 avionë dhe helikopterë, duke përfshirë rreth 60 avionë bombardues F-18 Hornet.
S.S/G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 3886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus
18 Dhjetor, 16:43
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor, 19:50
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor, 17:40
-
Shefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë
16 Dhjetor, 18:25
-
Detajet nga mbledhja e Kuvendeve Shqipëri-Kosovë më 20 dhjetor, në fokus koordinimi i agjendës kombëtare
16 Dhjetor, 10:46
-
Lufta në Ukrainë/ Krisafi: Rusia ka pritshmëri që Trump t'i ofrojë territoret ukrainase, Europa pritet t’i dalë kundër! Rutte kërkon ta zgjojë për luftë
13 Dhjetor, 19:40
-
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor, 10:34
-
Shefi i NATO-s: Nëse Putin fiton në Ukrainë, do mësyjë Europën! Ka ardhur koha ta kemi një mendësi lufte
12 Dhjetor, 18:06
-
40 mijë trupa të NATO-s në Ukrainë, zbulohet plani francez dhe polak për luftën
12 Dhjetor, 17:15
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor, 16:31
-
Shefi i NATO-s ‘shpreson për një tranzicion paqësor’ në Siri, pas rënies së regjimit të Assadit
10 Dhjetor, 08:30
-
Zelensky i hapur për praninë e trupave të huaja në Ukrainë
9 Dhjetor, 22:46