'Natyra, malet, njerëzit', çifti polak i dashuruar me Veriun e Shqipërisë: Keni një vend të mrekullueshëm

Bearta me bashkeshortin kanë udhëtuar nga Polonia për të vizituar veriun e vendit. Shprehen te befasuar sidomos me malet, edhe pse nuk e kanë eksploruar të gjithën.

“Kemi vizituar malet tuaja. Një vend shumë i bukur. Vërtet e duam. Eshte hera e parë këtu, por mund te them se janë pushimet më të mira që kemi bërë ndonjeherë”, shprehet ajo.

Çifti polak, Bearta dhe Oskari na tregojne se e kane qene në Theth e Valbonë, ndersa ne i takojmë ne periferi te qytetit te Krumës, teksa po nisen per malin e Pashtrikut. Gjatë udhëtimit kanë dëshirë të shohin fshatra të braktisur të Hasit.

“Do përpiqemi të shikojmë vende të braktisura. Jo vende turistike. Po kështu do të ngjitemi në malin e Pashtrikut dhe më pas do të vendosim për itenerarin e radhës. E rëndësishmë të mos të ketë stuhi, pra të mbajë kohë e mirë”, tha më tej turistja.

Ata vleresojnë mikpritjen dhe natyren e bukur, sidomos në alpe.

 “Natyra, malet, njerëzit, të cilët  janë shumë miqësor. Ne njohëm çifte kur po ecnim dhe na ndalonin dhe na ftonin për kafe. Shumë mirë dhe siç thashë më parë, une e dua Shqipërinë se eshte vend i bukur e me njerez te mirë”, u shpreh më tej.

Çifti polak premton se do të vijnë sërish vitin tjetër për të njohur më shumë vende e histori në Shqipëri: “Ne do të vijmë përsëri vitin tjetër sepse kemi parë shumë pak në Shqipëri. Vetëm veriun. Ne duam të shohim gjithë Shqipërinë”.

Ky sezon ka njohur rritje të turizmit alpin, ku në veri kryesojne Thethi, Valbona, Lumi i Shalës e i Gashit dhe Shtegu i Ngjyrave.

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb