Navalny reagon për herë të parë pas burgosjes në Arktik: Jam mirë, si 'Santa Claus', mos u shqetësoni për mua

Navalny reagon për herë të parë pas burgosjes në Arktik: Jam mirë, si 'Santa Claus', mos u shqetësoni për mua

Alexei Navalny

Kritiku i burgosur i Kremlini, Alexei Navalny,  mbështetësit e të cilit kishin humbur kontaktet me të për disa javë, në një postim në rrjetet sociale i siguroi ata se ishte mirë pas transferimit në një burg në rajonin Arktik të Rusisë veriore. Transferimi, cili zgjati 20 ditë, ishte mjaft i lodhshëm, shkroi ai në platformën X (ish-Twitter)

“Por unë jam në një gjendje të mirë mendore, si Santa Claus. Gjithsesi, mos u shqetësoni për mua. Une jam mirë. Jam i qetë që më në fund mbërrita,” shtoi Alexei Navalny, duke iu referuar mjekrës së tij që iu rrit gjatë udhëtimit të tij shumëditor dhe rrobave të reja dimërore, të përshtatura me temperaturat polare.

Aleatët e tij, që po përgatiteshin për transferimin e tij të pritshëm në një burg të shkallës më të lartë të sigurisë në sistemin e burgjeve ruse, thanë se ai nuk është takuar me avokatët që nga 6 dhjetori dhe ngritën alarmin mbi fatin e tij, raporton Al Jazeera.

“Mirënjohje për mbështetësit tanë, aktivistët, gazetarët dhe mediat që janë shqetësuar për fatin e Alexeit dhe që nuk lodhen së shkruari për situatën”, tha avokati i opozitarit Navalny, Ivan Zhdanov.

Ai tha se mbështetësit e tij dërguan 618 kërkesa për informacion lidhur me vendndodhjen e Navalnyt, i cili po mbahej në një burg rreth 235 kilometra në lindje të Moskës.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu