TIRANE - Nazime Visha e akuzuar për vrasjen e Fiqiri Muços, u shpall sot fajtore në Gjykatë dhe u dënua me 10 vite burg.
Kështu nga 15 vite burg në total me uljen e 1 të 3-s, ajo dënohet me 10 vite burg. Ndërsa gjatë seancës Nazime Visha është lutur për mëshirë në Gjykatë duke pranuar krimin:
“E pranoj krimin, ju drejtohem edhe si fëmijë. Kërkoj mëshire nga Gjykata, rrethanat familjare më kanë detyruar të hesht. Ju lutem me jepni mundesi te rifilloj jetën, si gjithë moshataret e mia”.
Pas kësaj Beqir Visha i ati i 18-vjeçares ka reaguar duke thënë se “ky dënim është i rëndë, Nazimja e bëri veprimin për të shpëtuar nga ai akrep që e përdhunonte në moshë të mitur”. Ai shtoi se vendimin do ta apelojnë.

(Në foto Nazime Visha gjatë seancës gjyqësore)
Avokatja mbrojtëse Vjollca Pustina kërkoi pafajësi dhe dënim vetëm 2 vite për armëmbajtje pa leje të Nazimes.
Redaksia Online
(ad.ti/a.r/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com