TIRANE- E veshur me një xhaketë ngjyrë bezhë dhe me flokët të kapur bishtalec, Nazime Visha, vajza e cila u vendos në qendër të vëmendjes pas ekzekutimit të 45 vjeçarit Fiqiri Muça ishte sot para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Vajza e imët qëndroi prapa hekurave, në sallën e gjyqit, pa deklaruar asnjë fjalë për më shumë 30 minuta. Ajo dëgjonte e heshtur debatin juridik mes avokates së saj dhe palës së akuzuar për sa kohë do të vazhdonte të qëndronte në arrest me burg, në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë më 16 gusht. Gjyqi u zhvillua në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës.
Prokurori i çështjes, Blerim Tominaj, kërkoi arrest me burg për 18-vjeçaren. Organi i akuzës pretendon se ka vërtetuar autorsinë e krimit të kryer nga Nazime Visha si dhe pas analizave balistike nuk ka asnjë dyshim që autore e krimit është 18 vjeçarja.
Nga ana e saj avokatja Vjollca Pustina, (avokate e caktuar nga shteti, pasi familja nuk kishte të ardhura për ta përfaqësuar me avokate) kërkoi që vlersimi i masës të jetë në pëlqimin e gjykatës si dhe të vendoset një afat çdo dy muaj ku prokuroria të japë shpjegime në lidhje me hetimin që kryen për klienten e saj, si dhe provat apo dëshmitë e reja që do të grumbullojë gjatë procesit të hetimit.
Gjykatësi Neritan Cena, pasi shqyrtoi provat dhe argumentet e organit të akuzës dhe mbrojtjes së 18 vjeçares e cila ka pranuar dhe autrosinë e krimit, vendosi të jap arresti me burg për Vishën.
Vrajsa ndodhi në fshatin Krrabë të Tiranës më 13 gusht ku Visha ishte strehuar tek gjyshërit e saj pasi donte ti shmangej persekutimit të Fiqiri Muçës, dhe në këto rrethana ka qenë gjyshja e saj Drita ajo e cila ka pranuar dhe pranë hetuesve ndihmesën që i ka dhënë mbesës së saj, duke i mësuar si të përdorte armë.
Fiqiri Muça kishte abuzuar me Nazimen që në moshën 14 vjeçare. 18 vjeçarja pat deklaruar se ishte detyruar ta vrasë pasi e kishte ndarë nga i fejuari. Sipas 18 vjeçares, Muça përveçse e ka dhunuar seksualisht qe në moshë të mitur, ka tentuar ta trafikojë edhe në Kosovë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com