SHBA - Spektakli i basketbollit amerikan vijoi me dy përballje interesante, me Chicago Bulls dhe Memphis Grizzlies që dolën te suksesi.

Chicago Bulls triumfuan 127-111 ndaj Cleveland Cavaliers, në një ndeshje të dominuar nga vendasit, që aktualisht renditen në vendin e 10-të në Konferencën e Lindjes. Tre lojtarë të Chicagos realizuan mbi 20 pikë, me Josh Giddey që shkëlqeu duke regjistruar një “triple-double” prej 23 pikësh, 11 kërcimesh në tabelë dhe 11 asistesh.

Fitore të rëndësishme jashtë fushe siguroi edhe Memphis, që mposhti Minnesota Timberwolves me shifrat 116-110. Kontribut vendimtar dhanë lojtarët e stolit, të cilët realizuan gjithsej 44 pikë, ndërsa më i miri në parket për Memphis ishte Jaren Jackson Jr. me 28 pikë. Me këtë sukses skuadra ngjitet në zonën “play off” në Konferencën e Perëndimit.  

Rezultatet në NBA:

Chicago - Cleveland 127-111

Minnesota - Memphis 110-116