TIRANË- Pak minuta përpara nisjes së seancës plenare, deputetët e opozitës kanë shkaktuar kaos në sallën e Kuvendit. Demokratët shihen të jenë ulur në karriget e ministrave të qeverisë ndërsa Garda ndodhet në sallë me qëllim për të qetësuar situatën dhe për të rikthyer normalitetin.
Ata kërkojnë Belinda Ballukun në sallë.
Belind Këlliçi ndezi flakadan në sallë.
Kliko këtu për të lexuar rendin e ditës
Lajmi në përditësim...

Deputeti i PD Belind Këlliçi në çelje të seancës plenare ka ndezur një flakadan teksa qëndronte në zonën e kabinetit të qeverisë.
Një grumbull deptuetësh demokratë kanë zaptuar vendet e ministrave të Ramës ndërsa janë të rrethuar nga Garda. Ndërkohë deputetët kanë filluar dhe të hedhin sende dhe ujë në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Seanca plenare nis mes kaosit, deputetët e opozitës nuk lëshojnë karriget e ministrave

Gazment Bardhi përplaset me ministrin e drejtësisë, Besfort Lamallari.
“Do ikësh me Belindën, mbylle gojën, mbylle gojën o shamia e qyrreve të Belindës. Mbylle gojën miush”, tha Bardhi.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është futur live në facebook nga Kuvendi ku deptuetët po pengojnë fillimin e seancës plenare duke zaptuar karriget e ministrave të qeverisë Rama.
Gjatë kohës që Berisha është live, dëgjohet të japë urdha duk u thënë deputetëve që të shkojnë lart tek karriget e ministrave. Ndër të tjera, ai u thotë gardistëve se do të përballen me pasoja të rënda nëse prekin me dorë deputetët.
“(Berisha dëgjohet t’i japë “të vetëve” urdha për të shkuar lart, tek pjsa ku qëndron kabienti i ministrave “Shkoni lart”). Prekja e deputetëve akt kriminal i pashembullt. Jeni ju që mbroni hajdutët. Mos prekni deputetë me dorë. Do të përballeni me pasoja të rënda. Dorëzoni Agasin”, tha ndër të tjera Berisha.
Deputetët e opozitës po përplasen me gardistët, ndërsa kanë zënë vendet e kabinetit. Gazment Bardhi u tha gardistëve të mos i prekin deputetët me dorë, duke akuzuar se Suel Çela nuk jep urdhra në Kuvend.
Deptuetët demokratë po pengojnë nisjen e seancës plenare teksa janë ulur në karriget e ministrave të qeverisë. Salla është kthyer në kaos ndërsa një moment deputeti Klevis Balliu është filmuar duke tentuat të hipë mbi tavolinë për të kaluar në vendin e ministrave, por një prej gardistëve e tërheq duke mos e lënë të kalojë.
Pak minuta përpara nisjes së seancës plenare, deputetët e opozitës kanë shkaktuar kaos në sallën e Kuvendit. Demokratët shihen të jenë ulur në karriget e ministrave të qeverisë ndërsa Garda ndodhet në sallë me qëllim për të qetësuar situatën dhe për të rikthyer normalitetin.
Teksa na ndajnë edhe një orë nga fillimi i seancës, Endrit Shabani ka mbërritur në Kuvend. Sot pritet betimi i tij si Avokat Populli.
Shabani do të zëvendësojë Erinda Ballancën, e cila 3 vitet e fundit ishte me mandat të mbaruar. Ai u zgjodh si Avokat Populli pas një seance maratonë (11 dhjetor) me 85 vota pro, të ardhura nga socialistët dhe socialdemokratët.
Komente










