SHBA - Në NBA koha shtesë foli për Los Angeles Clippers, që arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe ndaj Torontos, duke triumfuar 117-121. Protagonist për miqtë ishte James Harden, i cili shkëlqeu me 31 pikë dhe 10 asist.

Fitore në transfertë regjistroi edhe Cleveland, që mposhti Philadelphia 115-117 në sekondat e fundit të takimit. Performancë të jashtëzakonshme zhvilloi Tyson, autor i 39 pikëve.

Indiana fitoi 127-119 ndaj New Orleans, në një ndeshje ku diferencën e bëri dyshja Siakam-Huff, që së bashku realizuan 56 pikë.

Triumf dramatik edhe për Brooklyn, që falë 26 pikëve të Porter dhe 23 të Clowney, mposhti Chicago 112-109 në momentet e fundit të sfidës.

Houston ngjitet në vendin e pestë në Konferencën e Perëndimit pas fitores 110-105 ndaj Minnesota. Kevin Durant ishte i pandalshëm me 39 pikë, ndërsa u mbështet edhe nga Sengun, që shtoi 25 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Sacramento triumfoi 128-115 ndaj Washington, me Russell Westbrook protagonist absolut, autor i 26 pikëve.

Rezultatet në NBA:

Indiana - New Orleans, 127-119

Philadelphia - Cleveland, 115-117

Brooklyn - Chicago, 112-109

Toronto - Clippers, 117-121

Houston - Minnesota, 110-105

Sacramento - Washington, 128-115