SHBA - Skuadra e Los Angeles Lakers vijon formën e mirë, duke regjistruar fitoren e tetë sezonale pas suksesit 121-111 në fushën e Charlotte Hornets. Të gjithë titullarët e ekipit kalifornian kontribuan me mbi 10 pikë, ndërsa protagonistët kryesorë ishin Luka Doncic me 38 pikë dhe Austin Reaves me 24 pikë.

Në Konferencën e Lindjes, Detroit Pistons ruajnë kryesimin pas një ndeshjeje dramatike, ku triumfuan 137-135 ndaj Washington Wizards pas kohës shtesë. Ylli i skuadrës, Cade Cunningham, zhvilloi një paraqitje spektakolare duke realizuar një “triple-double” me 46 pikë, 12 rebound dhe 11 asistime.

Fitore në shtesë siguroi edhe Miami Heat, që mposhti Cleveland Cavaliers me rezultatin 140-138. Norman Powell ishte lojtari më i mirë i takimit, me 33 pikë për skuadrën nga Florida.

Ndërkohë, Phoenix Suns nuk e pati të vështirë të kalonte New Orleans Pelicans, duke fituar bindshëm 121-98. Në këtë përballje spikati Grayson Allen, autor i 42 pikëve, që udhëhoqi Suns drejt një triumfi të sigurt.

Rezultatet në NBA:

Charlotte - Lakers, 111-121

Detroit - Washington, 137-135

Orlando - Portland, 115-112

Miami - Cleveland, 140-138

Chicago - San Antonio, 117-121

Dallas - Milwaukee, 114-116

Phoenix - New Orleans, 121-98

Utah Jazz - Minnesota, 113-120

Clippers - Atlanta, 102-105