SHBA - Elita e basketbollit amerikan, NBA zhvilloi dhjetë ndeshjet e radhës në parket. Sukses për Cleveland, Boston dhe Lakers, teksa Golden State i ka dhënë leksion Denver. Kryesuesit e Oklahomas pësuan humbje.
Pasi mposhti Lakers një ditë më parë, ekipi i Golden State fitoi edhe kundër Denver, 118-104, në një tjetër përballje mes ekipesh pretendente në Perëndim. Sërish Curry protagonist në fushë me 36 pikë.
Fitore në sekondën e fundit për Cleveland, që mundi 114-113 San Antonio dhe mbron kreun e renditjes në Lindje. Mitchell me 26 pikë e Mobley me 25 pikë u dalluan për Cavaliers.
Humbet skuadra e Oklahoma, 125-111 në fushën e Houston, por ruan kreun e renditjes në NBA. Jalen Green me 34 pikë ishte më i miri për teksanët. Pa probleme fitojnë Lakers, 124-108 ndaj New Orleans, ndeshje ku Doncic realizoi 35 pikë, Reaves 30 e James 27 pikë.
Kampionët në fuqi të Boston fituan 123-103 kundër Phoenix, sfidë ku Brown realizoi 31 pikë. Skuadra e Clippers falë një loje të mirë kolektive (6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë), mundi 114- 91 Dallas.
Rezultatet:
Indiana – Utah Jazz, 140-112
Boston – Phoenix, 123-103
Toronto – Detroit, 105-117
Chicago – Portland, 118-113
Houston – Oklahoma, 125-111
San Antonio – Cleveland, 113-114
Golden State – Denver, 118-104
Clippers – Dallas, 114-91
Lakers – New Orleans, 124-108
Charlotte – Sacramento, 102-125
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
11 Prill, 07:13
Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?
-
Të qetë
55.1%
-
Të tensionuar
37.8%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 690
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Evropa nuk i beson SHBA-së: Gati për të goditur Silicon Valley
12 Prill, 08:20
-
Mero Baze: LaCivita dhe diferenca mes seksit me pagesë dhe një raporti normal
11 Prill, 21:43
-
Ambasada Amerikane në Tiranë: Klima më e favorshme investimi mund të shtojë praninë e SHBA- në Shqipëri
11 Prill, 17:52
-
Ironia e Ylli Manjanit: Erdhi ore Krisi, që të na sjellë Fatmir Mediun se ngeli andej
11 Prill, 17:26
-
Tarifat e SHBA/ BE, Japonia e Kina afrohen me njëra tjetrën, do mbajnë samite në maj e korrik
11 Prill, 17:08
-
Arma sekrete e Kinës në luftën tarifore me SHBA/ Frika që 'fshihet' në Wall Street
11 Prill, 15:34
-
I dërguari i Trumpit, Steve Witkoff takohet me presidentin Putin në Rusi
11 Prill, 15:28
-
Zhvlerësohet dollari, prek nivelin më të ulët të dekadës
11 Prill, 13:17
-
Kina rrit sërish tarifat doganore ndaj SHBA-ve me 125 %/ Vendimi hyn në fuqi nesër, rriten tensionet mes dy vendeve
11 Prill, 10:39
-
Tarifat doganore të Trump/ Bursa e Wall Street futet në kolaps, dollari pëson rënie drastike! Tesla ndalon shitjet në Azi
11 Prill, 09:15
-
SHBA/ Momenti kur helikopteri rrëzohet në lumin Mahnatan, 6 viktima! Familja nga Spanja ishte për pushime (VIDEO)
11 Prill, 08:31
-
Dilema e Trumpit për programin bërthamor të Iranit/ Ta verifikojë apo ta shkatërrojë?
11 Prill, 08:30