SHBA - Nuk ka Krishtlindje pa NBA dhe Krishtlindjet e këtij viti nuk zhgënjyen. Një performancë historike nga Jokic, i cili shënoi 56 pikë, 16 kërcime në tabelë dhe 15 asiste, për t'i dhënë Denverit një fitore në kohën shtesë ndaj Timberwolves të Edwards.

Performanca e serbit është e treta më e mirë individuale në Ditën e Krishtlindjeve (para tij, 60 pikët e King dhe 59 e Chamberlain).

Kevin Durant dominoi përballjen me LeBron James dhe Houston 'shkatërroi' Lakers pas shtesës me rezultatin 142-138. 25 pikët e Luka Doncic dhe 18 të LeBron nuk mundën t'i jepnin fitoren vendasve.

Dyshja Amen Thompson dhe Kevin Durant shënuan 51 pikë së bashku, duke e dërguar Denverin drejt një suksesi të madh në një ditë të shënuar.

Rezultatet në NBA:

LA Lakers 96 - 119 Houston Rockets

Denver Nuggets 142 - 138 Minnesota Timberwolves