Një babagjysh i kohëve moderne është ndaluar nga policia në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi po nxitonte më shumë seç duhej me automjetin e tij për të shpërndarë dhurata.

Babagjyshi shoqërohej nga zonja Claus teksa po udhëtonin me “slitën” e kohëve moderne.

I gjithë momenti është filmuar nga kamera e trupit të oficerit. Në fund ai u shpreh se nuk mori asgjë dhuratë prej babagjyshit, përçse një kujtim të bukur, një fotografi.