Play off-i i NBA vazhdon të dhurojë emocione, me disa seri që mbeten plotësisht të hapura pas ndeshjeve të pesta të raundit të parë ose thënë ndryshe çerekfinalet.

Në Perëndim, Houston Rockets arriti një fitore të madhe në fushën e LA Lakers me shifrat 93-99, duke rihapur garën për një vend në gjysmëfinale. Tashmë Lakers udhëheqin 3-2 serinë, duke shpërdoruar një shans të artë, pasi luanin në fushën e tyre. Të gjithë titullarët e Houston realizuan mbi 12 pikë, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e LeBron James.

Në Lindje, Detroit Pistons arriti një fitore të madhe 116-109 ndaj Orlando Magic, duke ngushtuar serinë në 3-2. Protagonist absolut ishte Cade Cunningham, i cili realizoi 45 pikë, rekord klubi në play off, duke kaluar shifrat historike të emrave si Dave Bing dhe Isiah Thomas. Nga ana tjetër, Paolo Banchero u përgjigj me të njëjtin numër pikësh, por pa arritur të shmangë humbjen e ekipit të tij.

Ndërkohë, Cleveland Cavaliers mori një fitore të rëndësishme 125-120 ndaj Toronto Raptors për të kaluar në epërsi 3-2 në seri. Donovan Mitchell dhe Evan Mobley ishin vendimtarë në momentet kyçe, ndërsa kontribut i rëndësishëm erdhi edhe nga Dennis Schroder në çerekun e fundit.

Konferenca e Lindjes, çerekfinale:

(1-8), Detroit - Orlando, 116-109 (2-3)

(2-7), Boston - Philadelphia, (3-2)

(3-6), New York - Atlanta, (3-2)

(4-5), Cleveland - Toronto, 125-120 (3-2)

Konferenca e Perëndimit, çerekfinale:

(1-8), Oklahoma - Phoenix, (4-0)

(2-7), San Antonio - Portland, (4-1)

(3-6), Denver - Minnesota, (1-3)

(4-5), Lakers - Houston, 93-99 (3-2)