SHBA - Oklahoma City Thunder hodhi një hap të rëndësishëm drejt triumfit në Konferencën e Perëndimit në NBA, pasi të martën mposhti 127-114 San Antonio Spurs në ndeshjen e pestë të serisë play-off, duke kaluar në avantazhin 3-2.
Kampionët në fuqi zhvilluan një paraqitje të fortë para tifozëve të tyre dhe tashmë ndodhen vetëm një fitore larg sigurimit të titullit të Konferencës së Perëndimit.
Sfida ishte e balancuar dhe me ritëm të lartë, ku të dyja skuadrat luftuan fort për suksesin. Megjithatë, Oklahoma tregoi më shumë qetësi në momentet vendimtare dhe administroi avantazhin deri në fund.
Për miqtë u dalluan tre lojtarë me mbi 20 pikë, ndërsa më efikasi ishte Stephon Castle me 24 pikë, por performanca e tyre nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Në anën tjetër, protagonisti kryesor për Oklahoma ishte ylli Shai Gilgeous-Alexander, që realizoi 32 pikë dhe udhëhoqi skuadrën drejt një fitoreje shumë të rëndësishme.
Një ditë më parë, New York Knicks u shpall kampion i Konferencës së Lindjes.
NDESHJET
Konferenca e Lindjes, finale
New York - Cleveland, (4-0)
Konferenca e Perëndimit, finale
Oklahoma - San Antonio, 127-114 (3-2)
Komente







