Elita e basketbollit amerikan, NBA, është në fazën play-off në Konferencën e Perëndimit. San Antonio Spurs triumfoi me rezultatin bindës 118 - 91 ndaj Oklahoma City Thunder, duke barazuar serinë play-off në 3-3. Fituesi mes këtij çifti do të vendoset në ndeshjen e shtatë.
Në parketin e tyre, Spurs zhvilluan një paraqitje dominuese, duke mos u dhënë asnjë mundësi kampionëve në fuqi të NBA. Vendimtar rezultoi kontributi i stolit të vendasve, prej nga erdhën plot 46 pikë, faktor që bëri diferencën në këtë sfidë.
Ylli francez, Victor Wembanyama, ishte protagonisti kryesor për San Antonion me 28 pikë dhe 10 kërcime në tabelë, duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje jetike. Nga ana tjetër, Oklahoma u shfaq pa një lider të qartë në parket dhe vuajti mungesën e agresivitetit nën tabelë.
Finalja vendimtare, që do të përcaktojë skuadrën kampione të Konferencës së Perëndimit, do të luhet pas dy ditësh në fushën e Oklahoma City Thunder.
Finalet:
Konferenca e Lindjes, finale
New York Knicks - Cleveland Cavaliers, (4-0)
Konferenca e Perëndimit, finale
San Antonio Spurs 118 - 91 Oklahoma City Thunder (3-3)
Komente








