SHBA - Skuadra e San Antonio Spurs vijon marshimin perfekt në NBA, duke regjistruar fitoren e nëntë radhazi mëngjesin e sotëm me orën shqiptare. Spurs triumfuan 103 - 114 në transfertë ndaj Detroit Pistons, në një sfidë që konfirmon formën e shkëlqyer të ekipit teksan dhe ambiciet për titull këtë sezon. Të gjithë titullarët e San Antonio realizuan mbi 10 pikë, ndërsa protagonisti kryesor ishte Devin Vassell me 28 pikë, duke udhëhequr skuadrën drejt një suksesi të rëndësishëm jashtë fushe.

Fitore në transfertë siguroi edhe Sacramento Kings, që mposhti 114 - 123 Memphis Grizzlies. Në këtë përballje u dallua Russell Westbrook, autor i 25 pikëve, duke qenë vendimtar në suksesin e skuadrës së tij.

Në takimin e tretë të ditës, Houston Rockets fitoi bindshëm 125-105 ndaj Utah Jazz, në një sfidë pa shumë histori. Lider për teksanët ishte Jabari Smith Jr. me 31 pikë, duke konfirmuar formën e mirë të Houston, që aktualisht mban vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit.

Rezultatet në NBA:

Houston Rockets 125 - 105 Utah Jazz

Memphis Grizzlies 114 - 123 Sacramento Kings

Detroit Pistons 103 - 114 San Antonio Spurs