SHBA - Skuadra kampione e NBA, Oklahoma City Thunder, pësoi humbjen e katërt sezonale, duke u mposhtur 130-110 nga San Antonio Spurs. Pavarësisht 33 pikëve të realizuara nga Shai Gilgeous-Alexander, Thunder nuk arritën të shmangnin disfatën, ndërsa për Spurs u dallua dyshja Johnson - Castle, që së bashku shënuan 49 pikë.
Spektakël i vërtetë u zhvillua në përballjen mes Dallasit dhe Denverit, ku teksanët triumfuan 131-130 në sekondat e fundit. Cooper Flagg ishte lider me 33 pikë, ndërsa Anthony Davis kontribuoi me 31 pikë për fitoren e rëndësishme të Dallasit.
Fitore jashtë fushe regjistroi Chicago Bulls, që mposhti 123-126 Atlanta Hawks. Vendimtar në këtë sukses ishte Josh Giddey, i cili realizoi një “triple-double” dhe bëri diferencën në momentet kyçe të ndeshjes.
Ndërkohë, Los Angeles Lakers pësuan një humbje të rëndë në transfertë ndaj Phoenix Suns, që fituan bindshëm 132-108. Të gjithë titullarët e Phoenix shënuan mbi 10 pikë, me Brooks që ishte më i miri në parket me 25 pikë.
Surpriza e mbrëmjes erdhi nga Toronto Raptors, të cilët falë 27 pikëve të Scottie Barnes triumfuan 112-91 ndaj Miami Heat në transfertë.
Rezultatet në NBA:
San Antonio - Oklahoma, 130-110
Phoenix - LA Lakers, 132-108
Utah Jazz - Memphis, 128-137
Philadelphia - Brooklyn, 106-114
Atlanta - Chicago, 123-126
Cleveland - New Orleans, 141-118
Indiana - Milwaukee, 94-111
Miami - Toronto, 91-112
Dallas - Denver, 131-130
Minnesota - New York, 115-104
Portland - Orlando, 106-110
Sacramento - Detroit, 127-136
Clippers - Houston, 1287-108
Charlotte - Washington, 126-109
Komente








