SHBA - Oklahoma City vazhdon të konfirmohet si skuadra për t’u mposhtur në NBA. Kampionët në fuqi triumfuan 119-103 ndaj Memphis, duke regjistruar fitoren e 26-të sezonale. Protagonist ishte sërish Shai Gilgeous-Alexander, i cili shkëlqeu me 31 pikë dhe 10 kërcime në tabelë.
Fitore të rëndësishme shënoi edhe Boston, që mposhti Indianan 103-95, falë paraqitjes së Jaylen Brown, autor i 31 pikëve. Pa vështirësi fitoi edhe Denver, i cili kaloi Utah Jazz 135-112, në një ndeshje ku 51 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.
Golden State tregoi forcën duke mundur Orlandon 130-97, me Stephen Curryn protagonist pas 26 pikëve të realizuara.
Në Konferencën e Lindjes, Detroit vazhdon të kryesojë renditjen. Pistons fituan 110-102 në fushën e Portland, me Jalen Duren që udhëhoqi ekipin me 26 pikë, duke mbajtur vendin e parë në Lindje.
Rezultatet në NBA:
Denver - Utah Jazz, 135-112
Oklahoma - Memphis, 119-103
Boston - Indiana, 103-95
New Orleans - Dallas, 119-113
Golden State - Orlando, 120-97
Portland - Detroit, 102-110
Cleveland - Charlotte, 139-132
Komente










