Elita e basketbollit botëror, NBA zhvilloi 15 ndeshjet e radhës. Konfirmohet lidershipi i Cleveland Cavaliers (8-0) në Lindje dhe OKC (7-0) në Perëndim. Paraqitje të shkëlqyera edhe për Golden State dhe Phoenix që po ndjekin Thunder.
Lakers bien në Detroit, Indiana mposht Dallasin. Krizë te Bucks, teksa Miluaukee u mposht dhe gjendet i fundit në Lindje.
Kampionët e Boston fituan 123-93 në fushën e Atlanta, sfidë ku Tatum realizoi 28 pikë. Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes qëndron Cleveland, ende i pamposhtur, që mundi 116-114 Miluaukee, një sfidë emocionuese deri në fund. Fitorja erdhi nga duart e Garland, që realizoi 39 pikë për Cavaliers.
Në kahun tjetër, në Perëndim, në krye të klasifikimit është Oklahoma, që mundi 102-86 Orlando, me dyshen Uilliams-Shai, që së bashku realizoi 44 pikë për vendasit, që ende nuk kanë pësuar asnjë humbje.
Detroit fitoi 115-103 ndaj Lakers, ndeshje ku për vendasit u dallua Ivey me 26 pikë, ndërkohë që të gjithë titullarët e Pistons realizuan mbi 10 pikë. Jashtë fushe fiton Golden State, që falë 24 pikëve të Curry mundi 125-112 Washington.
Rezultatet:
CLEVELAND CAVALIERS-MILWAUKEE BUCKS 116-114
WASHINGTON WIZARDS-GOLDEN STATE WARRIORS 112-125
DETROIT PISTONS-LOS ANGELES LAKERS 115-103
ATLANTA HAWKS-BOSTON CELTICS 93-123
OKLAHOMA CITY THUNDER-ORLANDO MAGIC 102-86
PHOENIX SUNS-PHILADELPHIA 76ERS 118-116
DENVER NUGGETS-TORONTO RAPTORS 121-119
LOS ANGELES CLIPPERS-SAN ANTONIO Spurs 113-104
DALLAS MAVERICS-INDIANA PACERS 127-134
MINESOTA TIMBERWOLVES-CHARLOTTE HORNETS 114-93
MIAMI HEAT-SACRAMENTO KINGS 110-111
HOUSTON ROCKETS-NEW JORK KNICKS 109-97
BROOKLYN NETS-MEMPHIS GRIZZLIES 106-104
CHICAGO BULLS-UTAH JAZZ 126-135
NEW ORLEANS PELICANS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 100-118