NBA, elita e basketbollit amerikan ka zhvilluar 11 ndeshjet e radhës në parket. Në Konferencën e Lindjes, Chicago Bulls dhe Philadelphia 76ers kanë tre sukses dhe janë në krye të renditjes. Bulls fituan 128-123 kundër Atlanta Hauks, ndërsa 76ers mposhtën 136 - 124 Orlando Magic.

Te Bulls tetë basketbollistë shënuan mbi 10 pikë duke bërë që ekipi i tyre mos ketë asnjë humbje këtë sezon. Edhe Philadelphia nuk ka asnjë humbje, teksa Tyrese Maxey me 43 pikë ishte heroi i takimit.

Në Perëndim, San Antonios Spurs fitoi 121-103 kundër Toronto Raptors. Kampionët në fuqi të NBA, Oklahoma Thunder fituan 94-101 në fushën e Dallas Mavericks. Alexander Shai me 23 pikë ishte më i miri për miqtë. Humbje për Lakers, që në Los Angeles u mposhtën 108-122 nga Portland.

Rezultatet në NBA:

San Antonio – Toronto, 121-103

Dallas – Oklahoma, 94-101

Utah Jazz – Phoenix, 138-134

Minnesota – Denver, 114-127

Golden State – Memphis, 131-118

Lakers – Portland, 108-122

Detroit – Cleveland, 95-116

Philadelphia – Orlando, 136-124

Chicago – Atlanta, 128-123

Houston – Brooklyn, 137-109

New Orleans – Boston Celtics, 90-122