Pas 114 ndeshjeve, 16 golave, 2 kampionateve evropiane dhe një kupe Bote, 32 vjeçari Xabi Alonso vendos që të largohet nga kombëtarja spanjolle. Vendimin mesfushori e lajmëroi në Twitter, për t’u konfirmuar më pas edhe nga Federata Spanjolle e Futbollit.
Alonso ka qenë një nga pikat më të forta të mesfushës spanjolle së bashkë me Xavin, i cili po ashtu vendosi që të tërhiqej pak muaj më parë. Pas vendimit Alonso falënderoi të gjithë tifozët dhe drejtuesit e Federatës për mbështetjen në 11 vitet që ishte pjesë e “La Roja”. Largimin Alonso e ka justifikuar më moshën dhe përkushtimin në vitet e fundit të karrierës si profesionit ekipit të Realit të Madridit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com