Basha zbret në bazë deputetët
dhe krerët e departamenteve

Procesi/PD drejt riorganizimit të degëve lokale. Basha zbret në bazë deputetët dhe krerët e departamenteve
Riorganizimi i degëve lokale të Partisë Demokratike, ka bërë që kryetari demokrat Lulzim Basha të urdhërojë zbritjen në bazë të të gjithë deputetëve si dhe krerëve të departamenteve. Prej një jave, deputetët janë shpërndarë në zonat e tyre elektorale nga ku po ndjekin nga afër procesin e formatimit të seksioneve dhe grupseksioneve.

Burime pranë PD bëjnë të ditur se ky proces riorganizimi i paraprin zgjedhjeve të parakohshme, një kërkesë kjo e kryetarit demokrat, Basha që prej vjeshtës së vitit të kaluar. Gjithashtu mësohet se nga puna në terren janë evidentuar seksione dhe grupseksione disfunksionale të PD ku të dhënat e raportuara nga degët lokale për përbërjen e tyre, si për numrin e anëtarëve apo dhe të votave të sigurta, nuk kanë qenë të vërteta, pavarësisht se asnjëherë shifrat e raportuara nuk kanë korresponduar edhe me numrin e votave në çdo zgjedhje. Për këtë qëllim, Partia Demokratike synon futjen në sistemin e të dhënave të saj të gjitha seksionet dhe grupseksionet, të cilët do të kontaktohen vazhdimisht nga degët dhe do të zhvillohen takime të vogla me anëtarët e tyre.

Fiktivitetin e strukturave lokale e vuri në dukje dy ditë më parë edhe nënkryetari i PD, Edi Paloka. “Jemi në vazhdim të atij procesi që ka disa muaj që ka nisur dhe do të vazhdojmë me ngritjen e strukturave nga seksionet e deri në strukturat më të larta. Ato edhe mund të mungojnë fare. Sikurse, edhe aty ku kanë paraqitur mangësi, sigurisht ne duhet t’i korrigjojmë për të qenë gati për zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Paloka. Ai deklaroi gjithashtu se riorganizimi i strukturave lokale do t’i paraprijë zgjedhjeve të parakohshme. “Partia Demokratike po riorganizon strukturat lokale nga seksionet e deri në strukturat më të larta, për t’i paraprirë zgjedhjeve të ardhshme”.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën