Bluzat high-tech që ndryshojnë
 ngjyrën sipas nivelit të ndotjes

 Bluzat high-tech që ndryshojnë<br /> ngjyrën sipas nivelit të ndotjes
Nikolas Bentel ka dizenjuar tri bluza të cilat ndryshojnë ngjyrat sipas nivelit të ndotjes. Ato quhen bluzat Bentel dhe nuk janë aspak të lira, dy të parat kushtojnë 500 dollarë ndërsa e treta 650 dollarë.

Bluza e parë punon në mënyrë të ngjashmë me metodën e punës së një dedekrori me monoksid karboni, i cili merr ngjyrë të errët kur karboni është i pranishëm në mjedisin përreth tij dhe bëhet përsëri i pastër kur ai zhduket. Kur karboni bie në kontakt me veshjen ai oksidohet me anë të disa kripërave kimike duke i shkaktuar veshjes ndryshimin e ngjyrës. Boja në të përbëhet gjithashtu nga disa lloje kripërash të metaleve të quajtur tranzitë, të cilat vjedhin nga ajri oksigjenin duke u oksiduar. Bluza e dytë ka dy sensorë termikë të vegjël, njëri para dhe tjetri pas.

Kur ajo ekspozohet ndaj një mjedisi të ndotur me grimca të vogla si pluhuri, sensori i vogël ndizet, ngrohet dhe paralajmëron sensorin tjetër të ngulur në jake. Me rritjen e nxehtësisë ngjyra fillon të ndryshojë duke shënuar sipas intensitetit edhe nivelin e ndotjes në të.

Bluza e trete dhe e fundit është dizenjuar që të reagojë ndaj radioaktivitetit. Ngjyra në të është jotoksike, e cila fillon të ndryshojë në varësi të rrezatimit alfa, beta apo gama që bie mbi të. Në qoftë se ajo ekpozohet ndaj mjedisit radioaktiv dhe largohet përsëri, ngjyra e saj nuk kthehet në gjendjen fillestare si tek dy bluzat e tjera.

shirt

Redaksia Online
XH.M/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!