Skuadra ballshiote e Bylisit ka shënuar sot një fitore me shumë vlera në qytetin e Pukës, ndaj vendasve të Tërbunit. Goli i vetëm i takimit u shënua nga lojtari i miqve, Bilali në minutën e '21-të.

Rezultati nuk ndryshon deri në fund të takimit, ndërsa 3-pikëshi vlen për Bylisin pasi renditet në vendin e parafundit në renditje.

Por me këtë fitore të ballshiotëve, duhet të shqetësohet Flamurtari të cilët luajnë nesër në shtëpinë e tyre ndaj Partizanit.  
 
Ndërkohë Teuta rikthehet te fitorja, duke shpresuar një vend në "Europa League".  Durrsakët bënë një ndeshje të madhe në Shkodër duke mposhtur Vllazninë me rezultatin e pastër 0-2. 
 
Teuta jo vetëm që ruan distancën me Tiranën por i bën presion nga afër edhe Kukësit pasi të dyja ekipet janë me pikë të barabarta.
 

Redaksia Online
Shqiptarja.com