Policia e Lushnjes ka arrestuar ne flagrancë ditën e sotme shtetasin Anxhelian Sene pasi ka goditur me thikë një person.

Sipas autoriteteve, 22 vjeçari, ka goditur me thikë kuzhine shtetasin me iniciale E.Ç, 23 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferras të Divjakës, ku të dy të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta, ndërkohë çështja i ka kaluar prokurorisë.

Redaksia Online
(FL.T/shqiptarja.com)