Ermir Dizdari, 50-vjetori i themelimit
 të Konservatorit shtetëror të muzikës

 Ermir Dizdari, 50-vjetori i themelimit<br /> të Konservatorit shtetëror të muzikës
Muaji qershor shënon 50- vjetorin e krijimit të Universitetit të Arteve, që në fillimet e tij kishte emrin Konservatori Shtetëror i Tiranës.

Dirigjenti i njohur Ermir Dizdari, i cili e ka nisur karrierën e tij bashkë me themelet e kësaj shkolle ndriçon një histori të pasur e të mrekullueshme të shkollës shqiptare të muzikës, rezultat i së cilës janë edhe dhjetëra yje të skenave botërore në të gjitha fushat e muzikës.

Ishte qershori i vitit 1966 kur dolën diplomatët e parë të konservatorit shtetëror të Tiranës.

"Kishte studentë që kishin bërë  1 vit jashtë shtetit  dhe quhet viti i gjuhës  dhe ata hynë në klasë me ne. Kishte qenë jashtë shtetit Ferdinad Deda, Eno Koço, Robert Papavarami në Çeki dhe shumë të tjerë. Kështu u hap konservatori në  1962 15 Janar  ishte psh. Kozma Lara, Tonin Arapi, Sandër Çefa kishin bërë 3 vjet dhe hynë në vit të 3 këtu. Edhe bënë me një ekip pedagogësh që kishin mbaruar jashtë Shtetit  siç ishte Çez Zadeja, këto ishin edhe pedagogë të parë të konservatorit. Tish Dajia dirigjentë shumë të njohur si, Mustafa Krantja, Rifat Teqja, Milto Vako ,Hamid Destringa, histori muzike dhe kulturë, Marije Kraja jepte kanto. Xhosefina kosturi një nga sopranot më të mira  të atyre viteve të studiuara në Siçili të Italisë", shprehet Dizdari.

Në vitet 60’-të prishen marrëdhëniet e Shqipërisë me kampin e madh socialist. Dhjetëra nga ata studentë që vunë themelet e muzikës shqiptare ngelën në Shqipëri, pa u ndalur në pasionin e tyre.

"Këto student ktheheshin gjatë verës për pushime mirëpo  prishja me Sovjetikët  ato mbetën këtu  dhe kujtoj ato muaj  përpara sheshit të Universitetit nuk e teproj po të them që ishin  me qindra studentë  që prisnin të iknin. Me atë rast u hap edhe konservatori. Sebepi ishte  prishja me sovjetikët  dhe me 15 Janar  u hap Konservatori", tregon ndër të tjera Dizdari. 
 
Ndërsa dirigjenti Ermir Dizdari përshkruan gjithë atë rrugë të suksesshme të shkollës së muzikës ku Durrësi, Korça e Shkodra vinin në skenë opereta, nuk mund të justifikohet zbehja e kësaj tradite sot.

"Po ti dëgjosh incizimet  e tyre janë shumë  profesionale  që sot nuk e teproj po të them  dhe më vjen keq që nuk është në atë cilësi  të intonacionit  të orkestarcionit  dhe interpretimit të  këngëtarëve apo shoqërimit të  orkestrës",u shpreh Dizdari.

kronike kulturore

kronike kulturore

kronike kulturore

kronike kulturore

kronike kulturore
(Dirigjenti Ermir Dizdari)

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Tirana e 'gjymtuar' në Laç, Erbim Fagu: Më erdhi keq për pikët e humbura në derbi

Tirana e 'gjymtuar' në Laç, Erbim Fagu: Më erdhi keq për pikët e humbura në derbi