Kryetari i PS Edi Rama gjatë prezantimit të strukturës së re qeverisëse, është shprehur se ajo është e ndërtuar mbi bazën e prioriteteve, por edhe të disa nevojave shumë të rëndësishme që ka vendi. “Do të ristrukturojmë në mënyrë të plotë dhe të thellë godinën apo organikën e kryeministrisë. Do të ketë shkurtim të ndjeshëm të kësaj organike.
Do ketë shkurtim drastik të komiteteve ndërministrore dhe reduktim të numrit të tyre, në funksion të rritjes së fuqisë koordinatave të këtyre komiteteve. Në të gjitha ministritë që s’ndryshojnë apo ndahen, do të ketë një reformë të thellë strukturore të brendshme”, tha kryeministri i zgjedhur Edi Rama, duke përmendur Ministrinë e Brendshme, të Financave, të Jashtme, të Drejtësisë, të Integrimit, Shëndetësisë të cilët nuk do të ndryshojnë në formatim, por që do kenë më shumë kompetenca dhe do kenë një reformë drastike. Ndërkohë që në ministritë e tjera që janë ndarë apo kanë ndryshuar emërtesë do të ketë sipas Ramës një qasje tjetër, një sjellje tjetër dhe një reformë të thellë strukturore për të bërë ndryshimin e kërkuar.Ndërkohë që gjatë fushatës kreu i PS, ka thënë se do çojë në gjyq drejtorët që bëjnë presion për votën e pjesëmarrjen në mitingjet elektorale. “Do më lejoni që në këtë tribunë t’u them 2 fjalë njerëzve të zakonshëm demokratë, jo atyre drejtorave që pas 23 qershorit i pret gjyqi i publikut. Gjithë drejtorët demokratë që bëjnë presion mbi nëpunësit me votë do përfundojnë në gjyq, për të dhënë llogari për presionet e tyre. Pas 23 qershorit shteti do jetë i qytetarëve e qeveria do jetë e gjithë shqiptarëve”, tha Rama para 23 qershorit.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3327
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35