Kushtet atmosferike, java e 22-të
 e Superiores mund të shtyhet

 Kushtet atmosferike, java e 22-të<br /> e Superiores mund të shtyhet<br>
Kushtet e vështira atmosferike mund të bëjnë që java e 22 e Kategorisë Superiore, e planifikuar të luhet të mërkurën dhe të enjten, të shtyhet në një datë tjetër.
Federata Shqiptare e Futbollit është në monitorim të situatës dhe në rast se do të ketë rreshje të dendura shiu apo dëbore, atëherë ndeshjet që do të shihen si problematike do të luhen në një datë tjetër.

Më e rrezikuar është supersfida e kësaj jave, Kukësi-Skënderbeu, pasi në Kukës ka rreshje dëbore dhe temperaturat janë nën 0 gradë celcius.
Sinoptikanët parashikojnë ulje temperaturash dhe stuhi gjatë ditës së mërkurë, pikërisht kur në kalendar është planifikuar të luhet kjo ndeshje.

Dje është shtyrë ndeshja mes Kukësit B dhe Adës, pasi shkak për këtë u bënë temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës që kishin pushtuar qytetin verilindor.

Kategoria Superiore nuk është e vetmja ku rrezikohen ndeshjet për shkak të motit, pasi dje u shty edhe ndeshja mes Juventusit dhe Atalantës, për të njëjtën arsye.
Në kampionatin kosovar, është shtyrë ndeshja Vllaznia-Drenica, ndërkohë që 4 ndeshje nga 5 të planifikuara janë shtyrë edhe në kampionatin kroat.

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron