Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj të ri, i cili i ndalon organizatat e huaja jo qeveritare (OJQ) që të veprojnë në vend.
Ligji lejon autoritetet që të ndjekin penalisht organizatat e huaja jo-qeveritare (OJQ) ose firmat të caktuara si "të padëshirueshme" për arsye të sigurisë kombëtare.
Individët, pronarë të këtyre OJQ-të mund të përballen me gjoba ose deri në gjashtë vite burg.
Në fakt, ligji është miratuar pak ditë më parë nga të dyja dhomat e parlamentit rus. Ai thotë se një organizatë e huaj joqeveritare mund të njihet si e padëshirueshme në qoftë se ajo përbën një kërcënim për rendin kushtetues të Federatës Ruse ose për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.
OJQ-të lidhur me politikën në Rusi tashmë përballen me kufizime sipas ligjit të vitit 2012, i cili u kërkon atyre që të regjistrohen si "agjensi të huaj".
Masa e re, e nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin, ka provokuar një protestë ndërkombëtare. I pari qe reagoi ishte Departamenti Amerikan i Shtetit i cili tha se ishte "thellësisht i shqetësuar." Ndërsa, Amnesty International tha se ky ligj ka kërcënuar "liritë themelore".
Mbështetësit e ligjit thanë se ishte e nevojshme për të ndaluar "organizatat destruktive" që kërcënojnë shtetin rus. Por, skeptikët e portretizuan atë si pjesë e masave që synojnë fshehjen e opozitës dhe kufizimin e lirisë në vend.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com