Ndërpritet seanca për Alikot
Albani i mitur, do marrë psikolog
Është ndërprerë seanca gjyqsore e parashikuar për tu mbajtur ditën e sotme për vëllezërit Aliko të cilë akuzohen për vrasjen e policit në Lazarat. Arsyeja e ndërprerjes së seancës është mosha e tij e vogël e Alban Alikos. Për shkak të moshës së tij të mitur Aliko do të marrë psikolog, e më pas të rinisë seanca gjyqësore.
TIRANË - Është ndërprerë seanca gjyqsore e parashikuar për tu mbajtur ditën e sotme për vëllezërit Aliko të cilë akuzohen për vrasjen e policit në
Lazarat. Arsyeja e ndërprerjes së seancës është mosha e tij e vogël e Alban Alikos. Për shkak të moshës së tij të mitur Aliko do të marrë psikolog, e më pas të rinisë seanca gjyqësore.
Ndëkohë, sot pritet që Arbion Aliko të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, 20–vjeçari është autor i vrasjes së Ibrahim Bashës. Mbi të rëndon edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.
Prokuroria vazhdon hetimet për të rindërtuar të gjithë mekanizmin e ngjarjes, personat e përfshirë dhe rolin e tyre. Nga përgjigja e ekspertizave të mbërritura nga Policia Shkencore rezulton se, në drejtim të fugonit janë qëlluar 2 plumba. Njëra predhë ka qëlluar në kokë Ibrahim Bashën.
Ajo ka qenë tejshpuese dhe si pasojë është lënduar lehtë dhe efektivi Perlat Hamitaj. Predha tjetër ka prekur një pjesë metalike në sediljen e furgonit ku ishin dhe 5 pjesëtarë të tjerë të RENEA-s. Si pasojë janë shkëputur grimca të vogla metali të cilat kanë plagosur Jetmir Isain. Prokurorët e Krimeve të Rënda dhe ata të Gjirokastrës po mundohet të përcaktojnë dhe numrin e saktë të grupit të zjarrit dhe rolin e tyre, ku deri tani dyshohet se kanë qenë 5 persona. Nga verifikimet paraprake dyshohet se ky grup i ka patur detyrat e ndara, një natë më parë ku kishin festuar për fitoren e Partisë Demokratike dhe kishin qëlluar më pas në mesnatë me armë zjarri. Në total ata dyshohet se kanë qenë 11 persona. 5 prej tyre kanë patur detyra të qëllojnë drejt forcave RENEA. Pjesa tjetër duhet të qëllonte në ajër nga pozicione të ndryshme. Kjo gjë do të ç’orientonte policinë pasi plumbat mund të vinin nga çdo anë.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.1%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5671
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42