Policia e Vlorës  ka arrestuar në flagrancë shtetasin Leksi Gubera, 45 vjeç.  

Arrestimi i tij u bë për veprat penale "Kontrabanda për mallra të tjera" Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik".

Uniformat blu bënë arrestimin e tij në lagjen "Ujë i ftohtë" pasi ky shtetas në territorin e doganës, nuk u është bindur grupit të Antikontrabandës Tokësore.

Shtetasi L.G është larguar me automjet të  tipit "Benz" me targë AA713KP,  ku ka shkarkuar një pjesë të mallit të ngarkuar, kontrabandë (34 copë tavolina).

Njoftimi i Policisë 
Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë për veprat penale "Kontrabanda për mallra të tjera" Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", shtetasin e quajtur:
Leksi Gubera, 45 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë në lagjen "Ujë i ftohtë" pasi ky shtetas në territorin e doganës, nuk u është bindur grupit të Antikontrabandës Tokësore dhe është larguar me automjetit tip"Benz" me targë AA713KP, në drejtim të lagjes "Ujë i ftohtë" ku ka shkarkuar një pjesë të mallit të ngarkuar, kontrabandë (34 copë tavolina). 


Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)