Panamaja krijon komision special
 listës i shtohet Kahn dhe Rosberg

Panamaja do të krijojë një panel ndërkombëtar për të ndihmuar në përmirësimin e transparences fiskale dhe mikëpritjen e shoqërive të cilat gjejnë në shtetin amerikan një arratisje të shkëlqyer offshore.

Pas skandalit të Panama Papers qeveria panameze përpiqet të rregullojë dëmet. President i Panamasë Juan Carlos Varela deklaroi se qeveria e tij do të krijojë një komision të pavarur të ekspertëve.Këta ekspertë do të vlerësojnë praktikat aktuale dhe do të propozojnë marrjen e masave për të forcuar transparencën e sistemeve "financiare dhe ligjore të vendit.

Panamaja do të ndajë me vendet e tjera të botës masat e rekomanduara nga ekspertët për të forcuar transparencën e sistemve finnaciare dhe ligjore”, bëri me dije kreu i Shtetit.

Ndërsa nga ana tjetër mediat ndërkombëtare cdo ditë nxjerrin në dritë emra të rinj të jetës publike te perfshire ne parajsat fiskale. Të fundit që i shtohen listës së panama papers është ish kreu i FMN Dominique Strauss-Kahn, dhe pilot i Formulës 1 Niko Rosberg.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)



 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse