Patos, banorët të shqetësuar
për ndotjen masive të ambientit  

 Patos, banorët të shqetësuar<br />për ndotjen masive të ambientit  
FIER-  Zonat naftë-nxjerrëse të Rrethit të Fierit vazhdojnë të ndoten, e për pasojë banorët ndihen të kërcënuar nga sëmundjet e enëve të gjakut dhe tumoret.
 
Një pjesë e mirë e puseve të naftës vazhdojnë të kenë rrjedhje duke ndotur çdo ditë e më shumë ambientin dhe terrenin bujqësore.
 
Banorët e zonës naftëmbajtëse të Patos Marinzë, të cilët banojnë parë këtyre puseve shprehen të shqetësuar se cdo ditë, sidomos në orët e para të mëngjeseve ata thithin ajrin e ndotur, dhe ndihen vazhdimisht të kërcënuar nga sëmundjet. 

“Sa ngrihem nga gjumi më vjen një koll i paparë. E ndjej veten rëndë. Kjo është nga nafta, se përpara nuk ka pasur.  Të dhemb koka. Gjithë ditën si një dele e trullosur”- ankohen banorët.

Zona e nxjerrjes të naftës, që kap kryesisht atë të Marinzës dhe disa fshatra të tjera të Rrethit të Fierit, kanë një ndotje të lartë mjedisore. Sipas burimeve zyrtare të zyrës rajonale të shërbimit social, në këto zona, ku ka edhe ndotje të hidrokarbureve, ka një numër më të madh të personave të lindur me handikape si fizike, ashtu edhe mendore.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin