TIRANE- Në ditën e parë të konferencës “Shqipëria gjenerata tjetër” kryeministri i ardhshëm por dhe ekspertët ndërkombëtarë të territorit aktitektë kanë dhënë idetë e tyre për planin Kombëtar të Zhvillimit të Territorit, që përfshin turizmin, ndërtimet pa leje, si dhe një moratorium kundër ndërtimeve në bregdet.
 
SHKURTIM DRATIK TË NUMRIT TË NJËSIVE VENDORE
Rama propozon përfundimin e reformës territoriale për të cilën kërkohet konsensusi i PD.

“Është një sfidë jo e jona, por besoj është një sfidë e gjithë klasës politike sot, e gjithë përfaqësuesve të popullit shqiptar në parlament, për t’i dhënë më në fund jetë reformës territoriale, e cila duhet të çojë në shkurtimin drastik të numrit të njësive vendore në funksion të situatës krejtësisht të re që kemi në vend, pavarësisht politikës, pavarësisht qeverisë”

 NDERTONI PLAN KOMBETAR, VENDI TE NDAHET NE 12 RAJONE 
Arkitekti holandez  Frits van Dogen, propozon krijimin e një plani kombëtar si udhërrëfyes për të pastruar vendin, dhe kjo është e rëndësishme për vendin, pasi shikohet çështja e ndotjes, çështja e ndërtimeve informale, legalizimeve, zgjidhja e problemit të pronësisë dhe mbrojtja e zonave të mbrojtura, duke i dhënë fund korrupsionit.
Sugjeron ndarjen e vendit në 12 rajone,  kryeministrin e zgjedhur si trajnerin.

ZHVILLIMI NE BREGDET, MORATORIUM PER NDERTIMET DHE ZHVILLIMIN INDUSTRIAL  
(Propozimet nga Grupi i tretë është përbërë nga Rossana Atena (Itali), Sasa Randic (Kroacia) dhe Peter Lynn Ëilson (Gjermani) dhe ka pasurt në fokusin e tij zhvillimin e zonave bregdetare. Prezantoi Peter Lynn Ëilson)

Në Itali nuk ndërtohet deri 300 metra larg detit. Në Kroacia lejohet planifikim deri në 1 kilometër larg bregdetit. Ka një precedent amerikan që është 1.2 kilometra. Të krijohet inventari. Faza e mbledhjes së informacionit do kërkonte gjashtë muaj kohë. Gjatë kësaj kohe duhet të ketë një moratorium dhe të mos lejohet asnjë lloj ndërtimi në vijën bregdetare. Kjo është absolutisht e domosdoshme për të siguruar një planifikim të arsyeshëm të bregdetit dhe duhet të ketë një kuadër ligjor për zhvillimin e bregdetit se cilat zona do të trajtohen.
Duhet të ketë një listë me veprime të ndryshme për qasjen në bregdet.

Duhet të ketë ndryshim në autoritetin përkatës, për shembull të kryetarëve të bashkive që japin leje për të ndërtuar aty ku nuk duhet. Po ashtu duhet të ketë një listë detyrash, pjesë e të cilës të jetë një Moratorium afatgjatë që të mos lejojë zhvillimin industrial në bregdet. Këtu përfshihet industria që lidhet me lumenjtë që çojnë ujë në bregdet.

PASTRIMI I BREGDETIT
Një nga veprimet e para duhet të jetë ai i pastrimit. Nëse Shqipëria i tregon botës se ka bregdet të pastër mund të maksimalizojë asetet e saj.

SAKTESONI KUSH I KONTROLLON PLAZHET
Pastaj shtrohet çështja se kush i kontrollon plazhet? Politikat që plazhet të jenë të hapura për gjithkënd duhet të jetë një parim që duhet të diskutohet nga ky autoritet. Duhet ndoshta të ketë një fazë të shkatërrimit të ndërtesave të jashtëligjshme në bregdet, por kjo është një çështje shumë e rëndësishme, por është një çështje që do t’i japë një sinjal të qartë popullit dhe Shqipërisë për ta rimarrë zonën bregdetare. Kjo është çështje që ka pasoja të mëdha për imazhin e Shqipërisë në shkallën ndërkombëtare.”
 
 ZONAT INFORMALE, 4 HAPAT PER LEGALIZIMIN 
(Propozimet nga  Grupi i katërt përbëhej nga Rainer Hehl (Zvicër), Daniel Gjoni dhe Joni Baboçi (Shqipëria) dhe është marrë me zonat informale Prezantoi Rainer Hehl)

“Mendojmë se duhet kombinuar metodën nga lart-poshtë e nga poshtë-lart. Pra, të përfshijmë udhëzimet e drejtimit qeveritar dhe pjesëmarrjen e njerëzve. Kjo duhet të jetë qasja që duhet ndjekur.

Si mund ta legalizojmë? Kjo është ndoshta nga çështjet më të vështira.
·         Hapi i parë duhet të njihet situata përmes një vrojtimi  dhe analizimi.
·         Hapi i dytë është që duhet të përgatisim një strategji.
·         Hapi i tretë duhet të zhvillojmë dhe përgatisim ligje për të legalizuar.
·         Hapi i katërt të garantojmë se këto instrumente do të vihen në zbatim realisht.

NGRINI NJE GRUP PËR  PROJEKTIMI URBAN, ZHVILLIME TESTUESE
"Duhet të kemi ekspertizën e arkitektëve dhe projektuesve urban dhe duhen bërë zhvillime testuese. Mund të ngrihet një grup për të mbledhur mendime që instrumentet të përmirësohen e më pas të përmirësohet cilësia e jetës në këto lagje. Mendojmë se ka rëndësi që përveç ekspertizës së jashtme të ketë arkitektë vendas, të jenë universitetet pasi është një detyrë afatgjatë që kërkon shpërndarje të njohurive.”

TRANSFORIMI I GODINAVE SIMBOLE 
(Grupi i përbërë nga Anri Sala (Shqipëri), Rodo Tisnadoo (Francë), Floris Alkemade (Holanda), Ëiny Maas (Holanda), Bjarke Ingels (Danimarka) ka studiuar ndërtesa specifike, që mbartin në vetvete simbole dhe një memorie të caktuar. Prezantoi Bjarke Ingels)

PIRAMIDA   
Ndërtesa e Piramidës. Ne sugjerojmë që të përfundohet pjesa e jashtme e Piramidës dhe të kthehet në një zonë ku mund të rrëshqitet nga lart poshtë dhe po ashtu të shtohet pjesa e parkut, që hapësira publike dhe monumenti kombëtar të bëhet një. Ndërsa pjesa e brendshme dhe të bëhet një hapësirë e plotë e hapur ku të ketë performanca të ndryshme, interpretim, leksione, por mund të jetë edhe thjesht një hapësirë e madhe si simbol i Shqipërisë së gjeneratës tjetër.

VILA E ENVER HOXHËS TË PËRDORET NGA LIGJBËRËSIT  
Objekt që jo domosdoshmërisht kuptimi arkitekturor, por ai historik që e kthen në simbol. Gjatë kohës së diktaturës komuniste, pikërisht, këtu diktatori bënte ligjin, kështu që ne menduam që si një eksperiment edhe politik mund të kthehej në një ndërtesë ku inovatorët legjislatorë mund të bënin aty seminare, apo studime. Filozofët e ardhshëm mund të vinin të bënin një studim tre mujor, të jetonin brenda vilës me idenë e të dhënurit të propozimeve specifike për ligje të caktuara. Ata duhet të ndihmohen nga ligjbërësit, por të japin ide për të ndryshuar ligjet në Shqipëri e për t’i përmirësuar ato.

VILA E ENVER HOXHËS MUND TE JETE QENDER PER HARMONINE FETARE
Shqipëria ka një vend strategjik dhe politik shumë të mirë, mes BE-së dhe lindjes së mesme dhe duke qenë këtu vendi ku kemi katolikët, ortodoksët dhe myslimanët, Shqipëria mund të krijojë një qendër për harmoninë fetare, e cila mund të jetë një platformë globale funksionale për dialogun ndërfetar mes besimeve të ndryshme, një gjë që ne mendojmë se do jetë shumë e rëndësishme, veçanërisht në një kohë kur BE nxit idenë e harmonisë fetare.

 
TIRANA- DURRES TE KTHEHET NE PLATFORME ZHVILLIMI
(Grupi i fundit ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e tyre. Pra, të mbledhurit e kapaciteteve dhe ekspertizës në një kohë të caktuar. Ky grup ishte i përbërë nga arkitektët Caroline Poulin dhe Djamel Klouche (Francë), George Brugmans (Holandë) dhe Freek Persyn (Belgjikë).

Prezanton Freek Persyn: “Ajo çka ju nevojitet është përqendrimi në fusha të caktuara dhe jo kudo, pasi nuk mund të zgjidhen të gjitha problemet. Duhen parë potencialet më të mëdha për ndryshim. Duke ecur në Tiranë e duke folur me njerëz është e qartë se Shqipëria ka nevojë për masë kritike njerëzish që zhvillojnë ide sëbashku dhe ndërtojnë ide më të mëdha. Mendojmë se qendra e vendit, Rajoni Tiranë-Durrës është motor për gjithë vendin dhe duhet përqendruar tek ky rajon për ta kthyer në një platformë për zhvillim.

Pra, kemi mësuar për shembull që 75% Prodhimit të Brendshëm Bruto krijohet nga zonat metropolitane. Ne do të thoshim që duhet arritur shifra 90%. Po si mund të arrihet kjo, pasi nuk ka shumë fonde.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)