TIRANE- Zgjedhjet në 22 korrik që do të mbahen për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, do të shrihen në gjithë vendin.
PD-ja do të ketë qendrat e saj të votimit në të gjithë territorin e vendit, ndërkohë që numri më i madh i tyre do të jetë në kryeqytet. Tashmë gjithçka është gati për administrimin e procesit zgjedhor, që nga ngritja e KQZ-së e deri tej qendrat e votimit të shpërndara aty ku PD-ja ka degë të saj.
Pritet që PD-ja të ngrejë 39 qendra votimi në degët e saj në 12 qarqet dhe përkatësisht 7 qendra votimi në Tiranë, për ta bërë më të lehtë procesin e votimit. Në regjistrat e PD-së janë 105 mijë anëtarë me të drejtë vote, që do të marrin pjesë në zgjedhje ndërkohë që votat e demokratëve për pasardhësin e Sali Berishës në PD do të numërohen nga një Komision Qendror Zgjedhjesh, i cili do të certifikojë rezultatin final të 22 korrikut.
Kjo KQZ tashmë është ngritur dhe do të funksionojë në selinë e partisë. Ky komision do të udhëhiqet nga këshilltari i kryeministrit, Gjergj Lezhja.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com