"Nderi i Kombit" për kryetarin 
e Akademisë Muzafer Korkuti

 "Nderi i Kombit" për kryetarin <br />e Akademisë Muzafer Korkuti
Kryetari i Akademisë së Shkencave Muzafer Korkuti wshte nderuar nga Presidenti i Republikës me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” me motivacion: “Për drejtimin profesional dhe vizionar të Institutit të Arkeologjisë e të Akademisë së Shkencave".

Në vlerësim të kontributit të vyer shumëvjeçar për përparimin e shkencës së arkeologjisë dhe qasjen e saj te publiku i gjerë, si dhe për angazhimin e përhershëm në ndërtimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit me studiuesit ndërkombëtarë në fushën e kërkimeve dhe studimeve arkeologjike”.

Prof. dr. Muzafer Korkuti, ka lindur në Fterrë të Kurveleshit. Ka kryer studimet e larta më 1962 në Universitetin e Tiranës. Është specializuar si arkeolog në fushën e prehistorisë. Gjatë veprimtarisë së tij, 43-vjeçare ka drejtuar gërmime në mbi 15 qendra pre dhe protohistorike.

Ai ka botuar mbi 79 artikuj shkencorë në revista shkencore brenda e jashtë vendit. Është bashkautor i teksteve universitare “Arkeologjia” 1972, 1985 dhe “Historia e Shqipërisë”, “Les Illyriens”, 1985 dhe “Historia e Popullit Shqiptar” 2003. Është autor i monografive: ”Neolithichum und Chalkolithichum in Albanien”, 1985 (Gjermani) dhe “Parailirët, ilirët, arbrit” (Histori e shkurtër), 2003.

Është lektor i arkeologjisë, që nga 1968 në Universitetin e Tiranës dhe në vitet 1972-1975 në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, ka dhënë leksione në Paris (Francë), Heidelberg e Munster (Gjermani), Romë, Pizë, Bari e Bolonjë (Itali), Sinsinati (SHBA) etj.

Ka marrë pjesë me kumtesa e referate shkencore në disa dhjetëra simpoziume e kongrese ndërkombëtare. Është drejtor i Institutit të Arkeologjisë që nga 1998, kryeredaktor i revistës “Iliria”, që nga viti 1971, dhe anëtar korrespondent i Institutit Arkeologjik Gjerman, që nga 1986. Para se të zgjidhej në këtë detyrë ai mbante postin e zëvendëskryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

dekorata

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin