OKB-Rusia ka paralajmëruar vendosjen e veto-s për një draft rezolutë të OKB-së, i cili kërkon vendosjen e sanksioneve kundër Sirisë, për përdorimin e armëve kimik gjatë luftimeve që janë zhvilluar 6-të vitet e fundit në vend.
“Ky vendim bie në kundërshtim me parimin e prezumimit të pafajësisë, ende nuk kanë përfunduar hetimet dhe pa përfunduar ato ne nuk do ta pranojmë vendosjen e sanksioneve. Do të përdorim të drejtën e veto-s”, deklaroi zëvendës ambasadori i Rusisë në OKB, Vladimir Safronkov, pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë.
Projekt-rezoluta kërkon që të vendosen në “listën e zezë”, 11-të komandant ushtarak sirian si dhe 10-të zyrtarë të qeverisë dhe subjekteve të përfshirë në zhvillimin dhe prodhimin e armëve kimike.
Gjithashtu pjesë e kërkesave të Projekt-rezolutës është edhe ngrirja e aseteve që këta persona dhe subjekte zotërojnë në të gjitha shtetet që bëjnë pjesë në OKB si dhe ndalimin e udhëtimit në këto shtete të të gjithë personave të cilët do të vendosen në “listës së zezë”.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com