Presidenti amerikan Donald Trump është përfshirë në një kurs të fortë përplasje me ish këshilltarin e tij Steve Bannon. Përplasja erdhi pasi Bannon deklaroi se takimi i djalit të Donald Trump me një avokat të qeverisë ruse në qershor të vitit 2016 ishte “jopatriotik”.
/Shqiptarja.com
Ky deklarim është pjesë e librit të Michael Ëolff se çfarë ka ndodhur brenda Shtëpisë Bardhë gjatë një viti presidencë të Donald Trump. Bannon citohet në libër të ketë deklaruar se: “Trump u njoftua para takimit se avokati rus do të paraqiste informacion që do të dëmtonte Hillary Clinton. Jared Kushner dhe ish kryetari i fushatës së Trump, Paul Manafort, gjithashtu morën pjesë në takim”.
Pas këtyre komenteve të Bannon, Shtëpia e Bardhë ka shpërndarë një deklaratë duke e cilësuar ish-strategun e fushatës elektorale si një njeri që “ka humbur mendjen”. Duket se deklarimet e Bannon janë tejet shqetësuese për Trump. Steve Bannon ishte strategu i fushatës së Donald Trump, gjatë zgjedhjeve presidenciale.
d.b/shqiptarja.com











