Ndërhyrja në Lazarat s'ka kthim! Policia apel trafikantëve: Dorëzoni armët

Policia e Shtetit, është e vendosur në arritjen e objektivit për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike, vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që gjatë këtyre ditëve kanë kundërshtuar dhe qëlluar me armë forcat e Policisë së Shtetit, duke sjellë për pasojë dhe plagosjen e një punonjësi policie në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, si dhe vendosjen e rendit e të sigurisë publike në Lazarat.

Gjatë të gjithë veprimeve të ndërmarra strukturat e Policisë së Shtetit kanë vepruar me profesionalizëm duke ruajtur qetësinë.

Polica e Shtetit u bën thirrje personave të armatosur që të dorëzojnë armët e të vihen në dispozicion të policisë, pasi policia është e vendosur në përmbushjen e misionit të saj dhe nuk do të mund ti shpëtojnë përballjes me forcën e ligjit.

Cdo kundërshtim dhe qëndresë  me armë vetëm sa rëndon pozitën ligjore, duke u bërë dhe shkak i pasojave që Policia e Shtetit deri tani është munduar të parandalojë.

Njëherazi Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë banorëve të fshatit Lazarat, të bashkëpunojnë me policinë dhe të bëjnë të mundur identifikimin e elementëve kriminalë, që janë duke u konfrontuar me armë me policinë, duke njoftuar Policinë e Shtetit për identitetin e personave që po veprojnë në territorin e fshatit të tyre.

Shërbimet e Policisë së Shtetit janë në gadishmëri të plotë dhe të vendosur për të përmbushur me sukses operacionin e ndërmarrë gjatë këtyre ditëve, duke kontribuar në sigurinë e banorëve të Lazaratit dhe të qytetarëve.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës