Ndërmjetësimi, zgjidhja e duhur për 
mosmarrëveshjet pa shkuar në gjyq

Ndërmjetësimi, zgjidhja e duhur për <br />mosmarrëveshjet pa shkuar në gjyq
TIRANË - Zgjidhja e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore, përfshirë dhe të miturit që kanë kryer vepra penale, ndihmon në riintegrimin e të dënuarve në mjedisin shoqëror dhe parandalon veprat penale. Shkëmbimi i përvojës së suksesshme të bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit të Provës dhe Shërbimit të Ndërmjetësimit në Shqipëri kanë mbledhur sot në Hotel Tirana, Rasim Gjoka  Drejtor Ekzekutiv i FZKPM, Ilir Qafa Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Vera Gavrilova përfaqësuese e Unicef në zyrën për shqipërinë, Fiorentina Azizi përfaqësuese e OSBE si dhe ekspertë nga sistemi i drejtësisë, specialistë të shërbimit të provës , ndërmjetësues për të diskutuar mbi sfida e këtij procesi.

Gjatë fjalës së tij, Rasim Gjoka u shpreh se ky takim do të shërbejë për të treguar rezultatet dhe sfidat e Shërbimit të Provës përgjatë 2014”.

Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit, Ilir Qafa, ndër të tjera, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shërbimit të provës dhe shërbimit të ndërmjetësimit.

“Që prej krijimi të të shërbimit të provës në Shqipëri, është synuar që për të dënuarit që mbikëqyren nga shërbimi provës, të nxitet ndërmjetësimi me personat që janë dëmtuar nga vepra penale që të ata kanë kryer. Përmes ndërmjetësimit, i dënuari ka mundësi të shprehë keqardhjen e tij ndaj të dëmtuar por edhe të ndërrmarë hapa për të rregulluar. Kjo bën që palët, nëpërmjet një shërbimi të pakushtueshëm ndërmjetësimi, shumë të shpejtë në kohë se sa procedurat gjyqësore, të bien dakort me vullnetin e tyre për mënyrën se do ta zgjidhin mosmarrëveshjen dhe si do ta ndreqin dëmin e shkaktuar”, tha Qafa.Për përfaqësuesen e OSBE-së, Fiorentina Azizi theksoi faktin se “88% e rasteve u zgjidhën me sukses”. Sipas Azizi, gjatë vitit 2014, zyrat vendore të Shërbimit të Provës referuan 92 raste në shërbimin e ndërmjetësimit për t’u trajuar përmes praktikave restauruese nga të cilat 81 raste ose 88% të totalit u zgjidhën me sukses, ndërsa 12 % të rasteve nuk pranuan të ishin pjesë e ndërmjetësimit.

Duke iu referuar rasteve, Azizi nënvizoi se “57% e personave të përfshirë në praktikat restauruese ishin të mitur dhe të rinj të grupmoshës 14-21 vjeç”.Për Vera Gavrilova përfaqësuese e Unicef në zyrën për Shqipërinë, toleranca është një ndër vlerat e shqiptarëve që vihet re edhe në praktikat ndërmjetësuese.
Sipas saj, ka disa raste të cilat nuk janë të nevojshme të shkojnë deri në gjykatë por mund të zgjidhen me praktika ndërmjetësimi, duke krijuar lehtësi në sistemin e drejtësisë.
Në konferëncën e organizuar ditën e sotme, u vu theksi edhe tek rritja e aftësive të punonjësve , që sipas tyre, nga 39 punonjës të Shërbimit të Provës dhe 20 ndërmjetësues ndoqën trajnime të domosdoshme për fushën ku ushtrojnë profesionin e tyre.
//ATSH//


Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?