TIRANE - Situata e ndërrimit të viteve nuk ka kaluar pa probleme në kryeqytet ku 20 persona janë paraqitur pranë urgjencës për të kërkuar ndihmë mjekësore. Ata kanë pasur djegie të lehta të shkaktuar nga fishekzjarrët, ndërsa 10 persona janë shtruar në gjendje të alkoolizuar.

Për të garantuar sigurinë gjatë ndërrimit të viteve, Policia e Shteti ka angazhuar rreth 1400 efektivë, por nga ana tjetër ka pasur katër raste zjarri nga të cilat një banesë pranë ish-bllokut, por nuk ka pasur persona të lënduar. 

tirane polici naten viti i ri

Tradita e ndërrimit të viteve kërkon respektimin e një rituali për të uruar dhe vizituar të afërmit për një vit të mbarë dhe me begati.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)