Ndërroi jetë gazetari Marash Hajati
Gazetari Marash Hajati u nda mbrëmjen e djeshme nga jeta në moshën 79-vjeçare. Emri i tij është bërë i njohur jo vetëm për shkrimet si publicist, por sepse për 14 vjet me radhë punoi si gazetar dhe drejtor i TVSH. Në vitet ’74-’88 Hajati ka qenë dhe drejtor i përgjithshëm i RTSH-së.
Gazetari Marash Hajati u nda mbrëmjen e djeshme nga jeta në moshën 79-vjeçare. Emri i tij është bërë i njohur jo vetëm për shkrimet si publicist, por sepse për 14 vjet me radhë punoi si gazetar dhe drejtor i TVSH. Në vitet ’74-’88 Hajati ka qenë dhe drejtor i përgjithshëm i RTSH-së.
Marash Hajati lindi në vitin 1934 në qytetin e Shkodrës. Shkollën e mesme e kreu më 1952 në qytetin e lindjes. Nga viti 1952 e deri në vitin 1957 ndoqi studimet e larta në Universitetin e Petërburgut, në Fakultetin e Filologjisë, dega gazetari.
Diplomohet publicist. Punoi si redaktor në gazetën "Puna" e më pas, sekretar kolegjumi i saj dhe instruktor për shtypin. Nga viti 1974 deri në vitin 1988 ka qenë fillimisht Drejtor i Televizionit e që nga fillimet e viteve '80-të Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit. Në vitet ‘88-'90 Kryeredaktor i gazetës "Zëri i Popullit". Për afro 14 vjet ka qenë Kryetar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë.
Përveç artikujve të shumtë në organet e shtypit, si dhe RadioTelevizion, ai ka shkruar edhe dokumentarët, “Tërmeti tundi malet, por jo zemrat tona”, “Fitimtarë mbi tërmetin” (Nderuar me Çmim Republike), “Bijtë e tokës sime” (krijime publicistike - 1982), “Dera e prapme shtypit” (ngjarje e kujtime nga puna në shtyp e media - 1998), “Shqipëria në kapërcimin e shekullit” (analiza e komente - 1999), “Çanta me kontratë” (Poezi), “Tish Daija, i veçanti” (monografi - 2005), “Vite befasish” (kujtime), “Histori dhe Vizion Stefani & Co” (monografi), “Dritëro, kohës i falemi për këtë ditar"(kujtime - 2012).
(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44