SHAB - Njeriu i cili fitoi famë në internet për shkak të ngjyrës së tij të lëkurës ndërroi jetë në moshën 62 -vjeçare pas një ataku në zemër.

Paul Karason u bë i famshëm disa vite më parë pasi fytyra e tij mori ngjyrë blu nga një efekt anësor pas një trajtimi prej më shumë se një dekadë për të kuruar lëkurën e fytyrës së tij.

Pigmenti ngjyrë blu në fytyrën e 62-vjeçarit ishte shkaktuar nga përdorimi i disa metodave dietike. Paul Karason kishte filluar të kurohej vetë duke përdorur doza të lëngshme argjendi.

Besohet se trajtimi me argjend ishte shkaktari i efektit anësor që i dha pigmentin ngjyrë blu në fytyrë. 
paul karason

(Foto: Paul Karason)

Argjendi ka disa veti antibakteriale dhe është përdorur për të luftuar infeksionin vite më parë, deri sa u shpik penicilina. Gjatë trajtimit me argjend, ky i fundit nuk zhduket nga lëkura, çka do të thotë se Karason do të jetë blu për gjithë jetën.

paul karason



(v.gj/shqiptarja.com)